Ai këtë herë ka provokuar vërtet. Ndoshta meshkuj do të donin të ishin në vendin e tij. I shtrirë në krevat dhe i rrethuar nga femra të zhveshura që shtrihen krah tij: këto janë pamjet që ofron Maluma në njërin nga postimet e fundit. Por nëse menduat se ai po paraqiste një pjesë të jetës së shthurur, gaboheni sepse tashmë e ka një partnere në krah. Maluma po xhiron klipin e ri, nga ku ka shkëputur edhe pamjen. Ai e shoqëron foto me fjalët: Soon (së shpejti ) dhe hashtagun #MalaMia. Nuk ka nevojë për më shumë pamje për të kuptuar se bëhet fjalë për një klip tepër të nxehtë, edhe më shumë se temperaturat e kësaj vere.