INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Më pak se gjysma e shqiptarëve sakrifikojnë ushqimet për shkollimin e fëmijëve, pjesa tjetër s'ja dalin dot

Më pak se gjysma e shqiptarëve sakrifikojnë ushqimet për shkollimin e fëmijëve, pjesa tjetër s'ja dalin dot

Publikuar më: 09:54 13-06-2019

Shqiptarët edhe pse të varfër kur bëhet fjalë për shkollimin e fëmijëve sakrifikojnë gjithçka. Kjo tregon se jemi arsimdashës.

Ky është konstatimi i Bankës së Shqipërisë, që ka analizuar kulturën financiare të shqiptarëve pas një anketimi. Të dhënat tregojnë se vetëm 44% e të intervistuarve kanë objektiva financiarë afatgjatë, pasi pjesa tjetër me shumë të ngjarë janë aq shumë të varfër sa planifikimin e kanë ditor. Nga këta, pjesa që kanë objektiv kursimin, rreth 49% mendojnë për shkollimin. Rreth 29.8% kanë objektiva afatgjata kursimi për shkollimin e fëmijëve dhe 18.6% për vetëshkollim.
Ndërsa 11.9% kursejnë për të përmirësuar standardet e jetesës, 9.9% për të blerë një makinë dhe e 6.6% për të ndihmuar financiarisht fëmijët e tyre.
Rregullimi i shtëpisë është në plan të fundit dhe prek 5.7% të kursimtarëve po kështu dhe blerja e një shtëpie të re.
Ndërkaq në përmasa më të vogla, shqiptarët priren për të kursyer për dasmën e tyre apo të fëmijëve, për të zgjeruar biznesin, për shlyerjen e kredisë, apo për të udhëtuar.

Po si i mbledhin paratë?
22% janë përgjigjur se kanë ulur shpenzimet, 13% kanë kursyer ose investuar dhe 7% kanë përgatitur një plan veprimi.

Article Logic
Execution time: 0.0039551258087158