Adelina Tahiri ka publikuar këtë pasdite këngën për të cilën na kishte paralajmëruar ditë më parë.
E titulluar “Përgjithmonë” kënga duket se flet për një lamtumirë e cila është mjaft e vështirë për tu dhënë dhe mund të jetë përfundimtare.
Është një baladë pop, ndërsa videoja përmban pamje të pazakonta të festivalit të balonave në Capadoccia, në Turqi.
Adelina shfaqet e veshur me një fustan të bardhë nusërie dhe të sheshta, teksa vrapon nëpër rrugë.
Prej dy vitesh Adelina i mungonte tregut muzikor. Këngëtarja kishte prioritet kryesor krijimin e familjes së saj me biznesmenin Serjozha Markov, ndërkohë që para një viti lindi edhe djalin e saj të quajtur Jon.