Prej gati një muaji Robert Berisha ka lënë për pak kohë Kosovën për t’u zhvendosur në Tiranë për shkak të pjesëmarrjes së tij në “Dance With Me”. Nga njëra javë në tjetrën këngëtarin e shohim të performojë disiplina të ndryshme të kërcimit nën shoqërimin e partneres së tij në vallëzim, Lei Kraja.
Së fundmi ai ishte i ftuar në studion e “Why not” dhe përmes disa pyetjeve nga drejtuesja e emisionit Roza Lati, zbuloi disa të reja për veten.
Një nga pyetjet e drejtuara atij ishte: “Vendi më i çuditshëm ku ke bërë dashuri”? Pasi u mendua Roberti tha: “Të çuditshme janë të gjitha, por mund të them në shinat e trenit”. Gjithashtu ai zbuloi se pjesa që i pëlqen më shumë tek vetja janë të pasmet.