INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Më pëlqen, kemi kimi', mos vallë ky është çifti i parë i 'Përputhen +40'?

'Më pëlqen, kemi kimi', mos vallë ky është çifti i parë i 'Përputhen +40'?

Publikuar më: 20:29 19-03-2021

 

Pak ditë më parë në ekranin e "Top Channel-it" filloi "Përputhen +40". Menjëherë mes Gilbertës dhe Ilirit kanë nisur shkëndijat e para. Gjatë takimit të tyre është vënë re se ata kanë shumë kimi me njëri-tjetrin. Dyshja kanë marrë komente pozitive nga Arjan Konomi dhe konkurrentët.

 

Së fundmi, në një lidhje direkte për emisionin "Shqipëria Live", Iliri dhe Gilberta janë shprehur se fillimisht mes tyre ka lindur një shoqëri, ndërsa më vonë nuk dihet si do të vazhdojë. Iliri pranoi se mes tyre ka kimi dhe se i ka pëlqyer Gilberta.

 

 

“Është një shoqëri e vërtetë, ndjej kimi. Më ka pëlqyer Gilberta se është person që nuk do konflikte, ka dinamikë, më kërkon llogari, edhe pse është pak shpejt. Dua ta njoh, besoj se do të ketë gjëra të tjera interesante”, tha ai. Mbetet të presim si do shkojnë gjërat mes tyre, nëse ata do të dalin bashkë nga programi apo jo.

Article Logic
Execution time: 0.0036969184875488