Një 35-vjeçarë është arrestuar ditën e sotme nga policia e Vlorës pasi akuzohet se ka grabitur nën kërcënimin e një arme një qyetare.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen '29 Nëntori' dhe i arrestuari është Bledar Sulejmani, ndërsa viktima shtetsja me inicialet M.P.
Sipas policis Bledar Sulejmani ka kërcënuar shtetasen me një pistoletë sportive dhe i ka marr portofolin dhe bizhuteritë.
NJOFTIMI I POLICISË
Pas një pune hetimore të shërbimeve të policisë për goditjen e kriminalitetit në qytet është bërë e mundur ndalimi i këtij shtetasi, i cili me datë 16.08.2018, në një rrugë të lagjes “29 Nëntori” i ka vjedhur me dhunë portofolin dhe bizhuteri shtetases M.P.
Nga veprimet hetimore të kryera në lidhje me rastin, policia ka bërë sekuestrimin e nje pistolete sportive tip “Ekol Firat Magnum” e kalibrit 9 mm si dhe 7 fishekë pa kokë, e cila dyshohet të jetë përdorur nga ana e autorit për kryerjen e vjedhjes me dhunë.
Gjithashtu, më datë 23.08.2018, Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhje me dhunë” parashikuar nga neni 139 i K.Penal