INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Me pranga në duar, Kostandin Xhuvani i jep lamtumirën të atit, ish-regjisorit të ndjerë! [FOTO]

Me pranga në duar, Kostandin Xhuvani i jep lamtumirën të atit, ish-regjisorit të ndjerë! [FOTO]

Publikuar më: 20:12 20-08-2019

Konstadin Xhuvani është lejuar të marrë pjesë në varrimin e të atit, Gjergj Xhuvani, regjisori dhe skenaristi që humbi jetën pak ditë më parë në një spital të Romës.

Drejtoria e Burgjeve e ka marrë në konsideratë kërkesën e të dënuarit me 35 vjet burg dhe ka lejuar që ai të marrë pjesë në ceremoninë e përcjelljes për në banesën e fundit të të atit. Në fotot e mëposhtme, shihet djali i kineastit të mirënjohur, i cili i jep lamtumirën e fundit të atit me pranga në duar, kokëulur dhe i rrethuar nga gardianët e burgut.

Xhuvani shoqërohej nga motra e ti, teksa i shtrëngon asaj dorën, ndërsa në krahun e majtë prangat janë të dukshme, që nënkupton masat e sigurisë për të riun që vuan dënimin për një vrasje të katërfishtë.

Ndërkohë, Gjergj Xhuvani është përcjellë për në banesën e fundit, me pjesëmarrjen e miqve dhe të afërmëve të tij.

VANI.jpg

 

XHUVANI.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035848617553711