SpaceX do të nisë një mision drejt hënës për dy klientët privatë që janë shprehur të gatshëm të paguajnë për udhëtimin që do të ndërmerret në vitin 2018. Misioni-javor do të zhvillohet në fund të vitit që vjen dhe vizitorët do të mund të prekin sipërfaqen e hënës. Ata do të eksplorojnë edhe hapësirën para se të kthehen në Tokë. Drejtori i SpaceX Elon Musk zbuloi disa detaje nga udhëtimi që do të ndërmerret në hapësirë por pa zbuluar identitetin e dy turistëve të parë që shohin nga afër planetin. Duket se njerëzit do të mund të vizitojnë Hënën shumë më herët sesa ishte planifikuar. Kjo pasi më herët përfaqësues të NASA bënë të ditur se njerëzit mund të shkojnë për pushime aty brenda dekadës së ardhshme. Por kostoja për këtë udhëtim sipas ekspertëve kap shifrën e 10 milionë dollarëve. Projektuesi që ka krijuar konceptin e anijes kozmike pretendon se turistët, furnizimet dhe pajisjet do të mbërrijnë në sipërfaqen e Hënës brenda dy ditësh. Kjo anije madje mund ti çojë njerëzit në asteroide apo dhe në Mars pasi siguria e anijes kozimike të jetë provuar.