INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Më puthe pa dëshirën time!' Pasi dha puthjen e dytë me një tjetër vajzë plas keq DEBATI mes Saimirit dhe konkurrenteve: 'Më zhgënjeu ...'

'Më puthe pa dëshirën time!' Pasi dha puthjen e dytë me një tjetër vajzë plas keq DEBATI mes Saimirit dhe konkurrenteve: 'Më zhgënjeu ...'

Publikuar më: 22:31 21-12-2020

Saimiri pati takimin e dytë me Suelën dhe të dy u përfshinë në disa skena shumë pasionante. Ata të dy shkëmbyen puthjen e parë në buzë me njëri-tjetrin dhe sigurisht që kjo ndezi debat në studio. I pari që i doli kundër Saimirit kundër për këtë veprim ishte opinionisti, Robert Aliaj. Ai u shpreh se një burrë modern që puth një vajzë ka një përkushtim jetësor dhe nuk mund t’i marrë të gjitha me radhë.

Ndërsa Saimiri u shpreh se puthja për të është një etapë e dashurisë dhe me të kupton nëse ka ndjenja për një vajzë apo jo. Gjithashtu këtë puthje nuk e priti mirë as Silvana, vajzës së cilës Saimiri i rrëmbeu puthjen e parë në spektakël. (lexo këtu)

Ajo ju kthye kundër “princit modern” dhe u shpreh se u zhgënjye shumë nga ky veprim i tij, sepse nuk e priste që të puthte kaq herët një vajzë tjetër. Gjithashtu Silvana paralajmëroi se do të ndërmarrë një hap tjetër, nëse ai vazhdon të bëjë të njëjtën gjë.

“Saimiri me Suelën nuk mu dukën se kishin kimi. Më zhgënjeu puthja, nuk e prisja kaq herët puthjen me një vajzë tjetër. Nëse i puth të gjitha për mua nuk vlen. Unë do shoh si sillet në vazhdim dhe do bëj llogaritë e mia”, u shpreh Silvana.

saaaa.jpg

Gjithashtu Saimiri u përfshi në një debat me Vivienin, e cila u shpreh se vajzat duhet të merren më seriozisht nga ai. Mirëpo Princi Modern iu kthye se ajo nuk është e duhura për të folur për këtë, pasi e ka puthur e para dhe pa dëshirë.

Pjesë nga biseda në studio:

Vivien: Ne nuk po tallemi këtu. Besoj se secila nga vajzat duhet të merret pak seriozisht nga ana e Saimirit. Nuk jemi për tu tallur këtu.

Dashuria është ndjenja më e bukur në jetë, nuk është aventurë televizive. Nuk kam ardhur për aventurë mediatike, nuk më intereson fare. Saimiri nuk është një trofe që ne duhet të marrim në fund.

Saimiri: Po çuditem që kjo ankesë vjen nga Vivien kur ajo ishte e para që më puthi mua pa dashur unë fare.

Vivien: E bëra për ty por edhe për veten time

Saimiri: Për mua një puthje nuk do të thotë asgjë. Nëse nuk të pëlqen mund të ikësh nga programi kur të duash.

-640-0-5fe10d4dc03d2.png

Article Logic
Execution time: 0.0040199756622314