Blerimi dhe Antonela kanë pasur diskutime të ashpra në episodin e djeshëm me njëri-tjetrin. Në epsiodin e djeshëm të “Përputhen” ka enë një situatë mjaft e tensionuar mes disa konkurrentëve.
Blerimi dhe Antonela kanë prishur marrëdhëniet mes tyre pas rikthimi të Atdheut në emision. Pas takimit mes Aristelës dhe Blerimit, Blerimi dhe Antonela kanë shkaktuar disa debate të ndryshme në studio. Në një moment Antonela iu kthye Blerimit duke i thënë se ndoshta ai ka nevojë t`i ulen ‘puplat’ atij duke e quajtur atë një mashkull arrogant.
“Blerim a do me t`i ul puplat”, iu kthye Antonela Blerimit.
Përplasja mes Blerimit dhe Antonelës në puntatën e djeshme të "Përputhen", ka bërë që konkurrentja pas emisionit të dalë duke qarë e ofenduar.
"Përputhen demaskime", ka publikuar videon ku Antonela është futur në tualet ndërsa Atdheu i ka shkuar për t'i qëndruar pranë.
"Blerimi më quajti k*rvë', dëgjohet të thotë Antonela teksa Atdheu përpiqet ta qetësojë.