Nuk është e thënë që të dukemi gjithmonë bukur në rrjetet sociale.
E lodhur nga imazhi perfekt i biondes bukuroshe, prezantuesja Luana Vjollca na ka shokuar të gjithëve teksa ka postuar në Snapchat një video të saj së bashku me mbesat, motrën dhe nënën e saj. Siç duket udhëtimi i fundit në Belgjikë ka nxjerrë tek Luana anën e saj gazmore, duke qenë se edhe filtri i përdorur në video është i tillë. Një fytyrë e deformuar, por e shoqëruar nga të qeshura të sinqerta. Ndonëse imazhet e mëposhtme të shkëputura nga video e tregojnë atë "të shëmtuar", Luana Vjollca vazhdon të mbetet biondja më e dashur e ekranit shqiptar!