E shfrytëzoi dhe e përdori për problemet e saj ekonomike, dashuria virtuale e cila u prish para disa ditësh kishte filluar që prej 2014.
Enertila Beqja është arrestuar nga Policia e Durrësit me akuzën e mashtrimit. Plot 60 mln lekë të dokumentuara nga i riu duke i premtuar dashuri.
Pas denoncimit të bërë nga Barush Ahmetaj, Beqja është arrestuar nga efektivët e policisë së Durrësit. Por e reja ka tentuar sërish të mashtrojë policinë e Durrësit për t’i shpëtuar arrestimit, raporton BalkanWeb.
“Jam shtatzënë mos më arrestoni, se jam e fejuar”, ka thënë vajza. E pyetur nga efektivët e policisë kush ishte i fejuari i saj, 27-vjeçarja nuk ka dhënë asnjë përgjigje.
Nisur nga deklaratat e saj, policia e ka çuar për një vizitë tek mjeku specialist dhe i janë bërë analizat, por ka rezultuar se nuk ka qenë shtatzënë.