Tensioni mund të pritej me thikë një diskutimin e ndezur të Kombeve të Bashkuara mbi mbështetjen që Rusia i ka dhënë Sirisë.
Gjtihçka kulminoi në komentin që dukej si diskutim djemsh rruge dhe jo diplomatësh të lartë, kur i dërguari i Putin i ka thënë ambasadorit britanik: “Më shiko në sy kur të flas unë”! Duke drejtuar gishtin tek Matthew Rycroft, zëvendës-ambasadori rus Vladimir Safronkov iu përgjigj ashpër pretendimeve se Moska ishte poshtëruar për shkak të mbështetjes që i kishte dhënë diktatorit Bashar al-Assad. Shpërthimi i jashtëzakonshëm erdhi kur Rusia vuri veton mbi rezolutën e Kombeve të Bashkuara të cilat dënonin përdorimin e armëve kimike në Siri dhe kërkonin hetim mbi sulmin kimik që mori jetën e 87 personave javën e kaluar.