INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Më shkruajnë gjëra të shëmtuara’, Rita Ora mund të marrë vendimin drastik në lidhje me rrjetet sociale

‘Më shkruajnë gjëra të shëmtuara’, Rita Ora mund të marrë vendimin drastik në lidhje me rrjetet sociale

Publikuar më: 19:24 28-03-2019

Rita Ora, së fundmi ka folur për një prej problematikave sociale më të mëdha në shekullin e 21-të dhe ato janë efektet negative të rrjeteve sociale.

Shumë njerëz bien pre e këtyre situatave, duke arritur deri në atë që quhet bullizmi online.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore gjatë një komunikimi me fansat shpjegoi se edhe ajo nuk përjashtohet nga ky fenomen.

Me shumë sinqeritet, Rita pranoi se e kanë thirrur me çdo emër që ekziston, e kanë tallur dhe kjo gjë nuk mund të ndalet, prandaj ka menduar të mbyllë ‘Instagram-in’.

“Ndodh çdo ditë online, kundrejt meje dhe shume njerëzve të tjerë. Më kanë shkruar: ‘dukesh shumë keq’, ‘pse e vesh atë?’, gjëra shumë të shëmtuara që një njeri në jetën reale nuk ka guxim të t’i thotë”,-u shpreh Ora.

Më tej gjatë diskutimit, Rita i këshilloi të gjithë të marrin herë pas here një pushim nga mediat sociale, pasi dëmi është i madh. Këngëtarja shtoi edhe faktin që shumë shpesh ka menduar ta mbyllë ‘Instagram-in’ përfundimisht, madje ka shanse që ta bëjë së shpejti.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036649703979492