Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gergji dhe pse janë një nga çiftet e krijuara së fundmi në estradë lidhja e tyre po ecën me hapa të mëdhenj. Dyshja prej kohësh flitet se po planifikojnë dasmën e tyre me një ceremoni private.
Menjëherë pas Vitit të Ri, në muajin janar artistja dhe partneri i saj Kreshnik Gjergji do t’i thonë “po” njëri-tjetrit në një ceremoni private. Lajmi është bërë i ditur nga “Prive” të cilët konfirmojnë se numri i të ftuarve në dasmën e Dafinës nuk do t’i kalojë 100 persona.
Nga vetë çifti nuk ka ende një datë zyrtare por këngëtarja javë më parë me një postim në rrjete sociale u shpreh se në vitin 2024 i jep fund beqarisë.
Gjatë kësaj periudhe dyshen i shikojmë kudo së bashku duke suportuar njëri-tjetrin.