4 shtetas janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit gjatë fundjavës. Policia ka lënë pa patenta 48 drejtues të tjerë që udhëtonin me shpejtësi dhe të dehur në timon. Ndwrkohw janw vendosur mbi 290 gjoba për shkelje të tjera nw Durrës.
Sektori i Rendit ka ushtruar kontroll mjeteve mbi e evidentimin e rasteve të posedimit të sendeve të paligjshme me qëllim rritjen e sigurisë së qytetarëve.
Si rezultat i kontrolleve të ushtruara vetëm në fundjavë janë proceduar penalisht 6 shtetas për drejtim të motorçikletave pa leje drejtimi dhe është janë arrestuar në flagrancë 4 shtetas për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
Gjithashtu:
• janë pezulluar 37 leje drejtimi për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe 11 leje drejtimi për përdorim të pijeve alkoolike.
• janë ndëshkuar 147 drejtues mjetesh për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.
• janë ndëshkuar 114 drejtues mjetesh për parakalim të gabuar.
• janë ndëshkuar 45 drejtues mjetesh për mospërdorim të rripit të sigurimit.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor Durrës këshillojnë drejtuesit mjeteve të mos përdorin alkool, mos drejtojnë mjetet pa qenë të pajisur me leje drejtimi dhe të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.