Në valën e protestës së opozitës, e cila ishte e gjitha në shesh përballë kryeministrisë për të protestuar rreth largimit të qeverisë, një personazh mjaft i njohur për publikun dhe shoëbizz-in shqiptar ka shprehur mbështetjen e tij.
Po flasim për Stresin, reperi-n, i cili momentalisht ndodhet në burg.
Në “Instagram-in” e tij, Stresi ka postuar një foto ku shfaqet përkrah me babanë dhe poshtë shkruan një mesazh mbështetje për të gjithë protestuesit:
“Mblidhuni sot e të jeni më shumë se kurrë. Me shpirt jam aty me ju për të protestuar kundër kësaj klike të ndyrë. Mos u dorëzoni. Ju përqafoj me shpirt! Stresi.”
Stresi gjithmonë ka qenë kundër qeverisë dhe këtë nuk ka nguruar ta shprehë edhe në tekstet e muzikës së tij.