Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha vazhdojnë të shijojnë çdo copëz lumturie të lidhjes së tyre.
Duke qenë se dashuria e tyre është bërë tashmë publike, herë pas herë ju ka ndodhur që edhe të përballen me ndonjë fjalë më tepër në formën e sulmeve. Megjithatë kjo nuk përbën aspak pengesë që Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha të vazhdojnë të jenë një çift i lumtur. Ata kanë bërë 3 vite bashkë dhe këto 3 vite Armina i ka mbledhur me shumë dashuri në vetëm 3 foto. 3 vite tek i njëjti stol "i dashurisë".
“I kam mbledhur këto foto ndër vite, me shumë dashuri”, shkruan ajo.