INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Më shumë para, kohë dhe respekt gratë zviceriane në protestë

Më shumë para, kohë dhe respekt gratë zviceriane në protestë

Publikuar më: 09:35 14-06-2019

Gratë në Zvicër janë duke u përgatitur për një grevë mbarëkombëtare, në shenjë proteste ndaj ritmit të ngadaltë të vendit për barazinë gjinore, ku sipas tyre është i paparanueshëm.

Protesta e së premtes vjen 28 vjet pas protestës që mblodhi në rrugë një gjysmë milioni në 1991.

Gratë zvicerane kanë bërë fushatë të gjatë për të përshpejtuar ritmin e barazisë gjinore.

Në kohën e grevës së vitit 1991 nuk kishte gra në qeverinë zvicerane, dhe nuk kishte leje lindjeje të detyrueshme.

Pas asaj proteste dhe rezistence gratë fituan disa sfida. Por 28 vjet pas grevës së tyre të parë, gratë zvicerane vazhdojnë të denoncojnë boshllëkun e pagave gjinore në mënyrë të vazhdueshme, nën sloganin "Paguaj, kohë, respekt!"

Article Logic
Execution time: 0.0014519691467285