INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Më shumë përfitues, ja deri në çfarë moshe merrni fisha falas të diabetit

Më shumë përfitues, ja deri në çfarë moshe merrni fisha falas të diabetit

Publikuar më: 08:34 16-05-2019

Është zgjeruar fasha e përfituesve të fishava fals të diabetit. Pas fëmijëve të moshës 0-18 vjeç që përfituan fishat e diabetit falas për herë të parë gjatë vitit 2018, qeveria ka vendosur që zgjerojë moshën e përfituesve, duke përfshirë edhe të rinjtë deri në 25 vjeç.

Në total nevojiten rreth 868,700 fisha diabetike në një vit për pacientët, që pas vendimin të qeverisë do t’i përfitojnë falas. Në vendim përcaktohet gjithashtu shpërndarja e fishave të bëhet vetëm në farmacitë e spitaleve.
Shpenzimet do të përballohen nga buxheti i miratuar i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Article Logic
Execution time: 0.0037739276885986