Ai është një ndër këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar, karriera e tij muzikore ka nisur para shumë vitesh dhe padyshim është ndër më të bukurat. Këngët e tij i dëgjojmë gjithmonë në raste gëzimi dhe festash familjare.
Bujar Qamili i ka dhënë artit shqiptar shumë këngë të bukura popullore. Javën e kaluar ai ka qenë pjesë e një prej eventi muzikorë të zhvilluar në kryeqytet, “Sofra Tironse”.
Ai së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Thumb” ku ka folur më shumë për karrierën dhe angazhimin e tij disa vjeçar në muzikë. Gjatë intervistës ai ka vlerësuar edhe kolegët e tij, ku ndër të gjithë veçon Artiola Toskën të cilën e ka një mikeshë shumë të ngushtë.
“Artiola ka gjithçka. Gruaja s’bëhet xheloze se është mësuar. Më shumë rri me Artiolën se me gruan.”- është shprehur këngëtari i njohur.