INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Më shumë se shokë?! Bearti HABIT kur flet për marrëdhënien me Encën dhe tregon sa seksi është ajo!

Më shumë se shokë?! Bearti HABIT kur flet për marrëdhënien me Encën dhe tregon sa seksi është ajo!

Publikuar më: 11:26 26-06-2021

Ish-konkurrenti i Për’puthen, Beart Rexhepi, dhe këngëtarja Enca kanë qenë së fundmi në qendër të vëmendjes. Fillimisht, Enca publikoi një foto në krahët e një djali misterioz që më vonë u zbulua se bëhej fjalë për Beartin. Ai do jetë protagonist në videoklipin e saj të ri, mirëpo dyshja duken shumë të afërt me njëri-tjetrin. Artistja ndau më pas një tjetër moment nga videoklipi, një skenë tepër të nxehtë, në të cilën 25-vjeçarja shfaqet në shtrat sipër tij në momente intime. 

Kaq mjaftoi që rrjeti të ziejë. Por, çfarë po ndodh realisht mes tyre? Bearti duket se i ka hedhur edhe më shumë benzinë zjarrit. Në një intervistë për “Prive” ai është pyetur se çfarë po e lidh me Encën. Dhe përgjigja ishte: “Fillimisht një projekt!” Kështu, ai ka lënë të kuptohet se pas realizimit të projektit mes tyre mund të ketë diçka më shumë. Nëse kjo është e vërtetë apo thjesht një deklaratë për vëmendje, do e shohim në vijim.

I pyetur se sa seksi është Enca nga 1-10 ai përgjigjet 12. Nuk kanë munguar edhe pyetjet e nxehta. I pyetur se kur është seksi më i mirë para apo pas ushtrimeve, Bearti shprehet pas martesës./

Article Logic
Execution time: 0.0035808086395264