INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Më shumë të drejta për gratë në Arabinë Saudite, fitorja e radhës…

Më shumë të drejta për gratë në Arabinë Saudite, fitorja e radhës…

Publikuar më: 09:09 02-08-2019

Më shumë të drejta për të gjitha gratë në Arabinë Saudite.

Tashmë ato mund të udhëtojnë jashtë vendit pa lejen e një kujdestari mashkull.

Me rregullat e reja, të shpallura me dekret mbretëror, gratë mbi 21 vjeçe mund të aplikojnë për pasaportë pa autorizimin e një kujdestari mashkull.

Dekreti mbretëror u jep grave edhe të drejtën për të regjistruar lindjen e fëmijës, martesën ose divorcin. Ai gjithashtu mbulon rregulloret e punësimit, që i zgjerojnë mundësitë e punës për gratë.

Sipas tyre, të gjithë qytetarët kanë të drejtë të punojnë pa u përballur me ndonjë diskriminim të bazuar në gjini, paaftësi ose moshë.

Deri më tani, grave saudite u është dashur të kërkojnë leje nga një kujdestar mashkull (burri, babai ose ndonjë i afërm tjetër) për të marrë një pasaportë ose për të udhëtuar jashtë vendit.

Article Logic
Execution time: 0.0028650760650635