INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Me siguri këto 5 mistere të trurit të meshkujve nuk i keni ditur

Me siguri këto 5 mistere të trurit të meshkujve nuk i keni ditur

Publikuar më: 18:09 07-01-2018

Truri i meshkujve është i ndryshëm nga ai i femrave. Ndonjëherë shumë i ndryshëm. Gjithçka zhvillohet që në mitër. Para se të lindim, truri ynë fillon të zhvillohet dhe gjatë periudhës së zhvillimit truri i meshkujve është ndikuar më shumë nga prania e testosteronit.

Disa meshkuj shfaqin më shumë tendenca dhe cilësi mashkullore, ndërsa të tjerë më pak, por shumica nga ne bien dakord me mendimin se meshkujt janë shumë të parashikueshëm (askush nuk duhet ta vërë në diskutim këtë, nuk është deklaratë feministe).

Nëse ke kaluar shumë kohë me një mashkull që ka natyrë tipike mashkullore, me siguri ke vënë re disa karakteristika.

Siç u tha më sipër, truri i tij nuk është ndërtuar njëlloj si yti. Kur një djalë ekspozon një nga këto tipare, nuk është kokëfortë, i pasjellshëm ose arrogant. Ai thjesht po përdor vetëm trurin, ashtu siç është krijuar.

Nuk është i vëmendshëm.

Ke varur një kurorë në derën kryesore. Ai hyn nga ajo derë. Pasi e ke pyetur se si i është dukur kurora, ai del edhe një herë jashtë për ta parë. Nuk e ka vënë re fare.

I pëlqen të ketë kontroll.

Edhe kur thjesht po shikoni televizor së bashku, është shumë e rëndësishme që ai të mbajë telekomandën. Nëse e mban ti, atij i duket sikur i zbehet roli i të pasurit kontroll të gjithçkaje.

Është shumë i orientuar drejt zgjidhjes.

 Vjen në shtëpi pas një dite të gjatë e shumë të ngarkuar. Ai dëgjon ankesat, e shikon që je e shqetësuar, e kupton se do të nxjerrësh stresin, por menjëherë fillon të mendojë për zgjidhjen duke të propozuar mënyra për “të zgjidhur problemin", shkruan revistaclass.al. Ti dëshiron mbështetje, por ai po merret me gjetjen e një zgjidhjeje.

E harron çfarë i ke thënë.

Jeni vetëm ju të dy në dhomë. Ti the diçka, por ai e ka harruar, edhe pse përgjigjja mund të ketë qenë “sigurisht”. Vëmendja ka qenë thjesht diku tjetër.

Ka vetëm një gjë në mendje.

Mund të përqendrohet në kompjuter, në televizor ose në një libër, kur po përpiqesh t’i flasësh. E ndërpret disa herë për t’i kërkuar vëmendje, por kur, më në fund, merr vëmendjen e tij, tashmë ai është mërzitur.

Article Logic
Execution time: 0.0036368370056152