Arilena Ara do të publikojë së shpejti albumin e saj të parë, të titulluar “Pop Art”. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë këngëtarja, me anë të një postimi në rrjete sociale.
Ajo ka publikuar foton e kopertinës së albumit, ku shfaqet topless dhe duke i mbuluar me duar pjesët intime. Arilena ka treguar se është shumë e emocionuar dhe se në album ka shprehur të gjitha ngjyrat që jetojnë brenda saj.
"Sado që mundohem nuk kam fjalë mjaftueshëm për të shprehur ndjesinë.
E lumtur të ndaj me ju lajmin që Albumin tim të parë e ndajnë vetëm pak ditë nga publikimi! Në “POP ART” kam shprehur nëpërmjet muzikës të gjitha ngjyrat që jetojnë brenda meje!", ka shkruar ajo.