Prej kohësh prisnim filmin kaq shumë të përfolur "Dy gisht mjaltë", me protagonist humoristin Ermal Mamaqi dhe një prej këngëtareve më të dashura për publikun shqiptar Elvana Gjata.
Shumë shpejt interesi i publikut për ta parë filmin ishte aq i madh sa për një javë ka ndodhur e papritura, brenda tre ditësh theu rekord në historinë e kinemasë shqiptare duke ja kaluar edhe "Fast & Furious".
67.000 bileta janë shitur në një javë, një shifër kjo rekord dhe që pritet të shtohet edhe më shumë pasi që nga nesër, "2 gisht mjaltë" do të jetë edhe në kinematë e Maqedonisë.
Me siguri as vetë Ermali dhe Elvana nuk e prisnin këtë sukses të jashtëzakonshëm.