Udhëtimet e tij janë goxha të shpeshta.
Përveç kësaj, moderatori i njohur i ‘Opinion’ zgjedh edhe destinacione mjaft të veçanta dhe të largëta.
Këtë herë destinacioni i tij ka qenë India. Ndoshta i frymëzuar nga telenovelat indiane, i është rritur dëshira për të vizituar këto vende.
Blendi i ka mahnitur ndjekësit me pamjet që ka publikuar në Instastory ku tregon ndërtesën e bukur të Taxh Mahalit, Humayun apo varrin e perandorit Mughal Humayun. Shumë vende të tjera po aq të bukura e kanë pasuruar Instastorien e tij këtë herë.