INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Me siguri e dëgjoni ende këngën ''Albanian'', por në këtë shtet ku ka shqiptarë, nuk lejohet më transmetimi i saj [FOTO / VIDEO]

Me siguri e dëgjoni ende këngën ''Albanian'', por në këtë shtet ku ka shqiptarë, nuk lejohet më transmetimi i saj [FOTO / VIDEO]

Publikuar më: 13:33 25-01-2018

Nëse nuk e dini të gjithë tekstin, me siguri një pjesë të mirë të tij e dini. Ose të paktën “Im proud to bë an Albanian”, PO.  Kanë kaluar mbi 12 vite që nga publikimi i këngës dhe ajo është ende shumë e pëlqyer nga dëgjuesit.
“Albanian” përveç se një ritëm të bukur, përmban edhe vlera patriotizmi, sepse i kushtohet traditave, vlerave shqiptare e atdhedashurisë.

Mirëpo në një vend ku ka shumë shqiptarë ajo nuk do të transmetohet më.

Siç shkruan gazeta “Blic”, televizioneve malazeze u është ndaluar transmetimi i kësaj kënge e madje dy televizione kanë marrë vërejtje në lidhje me këtë çështje.

Televizionet “Boin” dhe “Teuta” kanë marrë vërejtje pasi kanë transmetuar këngën e famshme me rastin e festës së Pavarësisë së Shqipërisë. Sigurisht që nuk mund të mungonte edhe reagimi i vetë artistëve që e kanë realizuar këtë këngë.

BOIN.jpg

 

 

TEUTA.jpg

Në një postim në rrjetet sociale, Genc Prelvukaj i grupit Etno Engjujt ka shkruar: “Pas shumë paralajmërimeve, siç duket shteti i Malit të Zi paska urdhëruar ndalimin e transmetimit të këngës ‘Albanian’.”

GENC.png

Ndërsa reperi Lyrical Son ka shkruar: “#Albanian ju s’mund të ndaloni!”

 

 

Article Logic
Execution time: 0.003244161605835