Kush nuk do donte të bënte një jetë si të Dan Bilzerian!
Makina luksoze, femra seksi, shtëpi si në përralla, udhëtime të paharrueshme, e tillë është jeta e Dan Bilzerian. Nuk e ka aspak problem të paraqesë jetën e tij “të shthurur” në rrjetet sociale dhe jo më kot është quajtur si “Mbreti i Instagramit”. Nëse nuk e dinit, ka vajza dhe djem që aplikojnë për të shkuar në udhëtime me miliarderin amerikan, të cilin e shohim gjithnjë mes femrash seksi e vendeve të shtrenjta.
Por mesa duket nuk jemi të vetmit që e kemi zili jetën e Bilzerianit, pasi edhe Erik Fullani do donte të ishte në vendin e tij. Në një foto të postuar në Instagram nga Dan Bilzerian këtë verë që lamë pas ku shihet një pamje piktoreske me një mëngjes të shijshëm dhe çuditërisht pa femra, ka komentuar edhe Erik Fullani.
Ai i ka shkruar në foto: E mër zog k***e ca jete qe mbo”.
Duhet t’i ketë pëlqyer shumë ky vakt Erikut sepse vetë e ka pranuar që e dashuron ushqimin.