Nga një histori e fshehtë filmash romantikë, Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj po i lënë rrugën një raporti të ri publik.
Ata jane parë shpesh here bashkë duke darkuar apo edhe duke shëtitur bashkë, por asnjëherë në praninë e medias. Kanë qenë paparacët ata që i kanë fotografuar dhe më pas duke i “demaskuar” para publikut. Por kohët e fundit Luana në Instagramin e saj ka publikuar disa foto ku duket mjaft seksi edhe pse u fol se në disa prej tyre kishte përdorur “photoshop”. Dhe këtyre fotove nuk iu ka rezistuar dot as Krenari. Edhe pse shumë herë kanë qenë të rezervuar, Kranari i bën një koment Luanës. Duke komentuar keshtu: “Smoking” edhe duke e shoqëruar me ‘emoji’ të cilën e krahason me metorët dhe me raketat. Dhe kjo gjë i ka pëlqyer Luanës dhe i ka dhënë ‘like’ komentit të Krenarit./inv.al/