Ishte koha kur lidhja e Getoar Selimit dhe Marina Vjollcës ishte thjesht një thashethem që qarkullonte në krye të artikujve rozë dhe asnjëri prej tyre nuk prononcohej publikisht për mediat mbi lidhjen e tyre.
Por do të ishte bashkëpunimi i reperit me Luanën, “Tirana Lifestyle”, ajo që i konfirmoi të gjitha dyshimet, ku përveç se këndoi me motrën e të dashurës, Getoari i përmendi asaj dhe emrin në këngë.
“Jom marinar i vetëm i krejt marinës”, ishte pjesa e tekstit vargjet e së cilit u shkruan nga Selimi, që hodhën në publik përfundimisht lajmin se ata janë bashkë.