Ai është një nga personazhet më të njohur në rrjetet sociale dhe në platformën YouTube dhe kjo falë videove gazmore që poston, por së fundmi e ka patur punën pisk. Bëhet fjalë për Logan Paul, për të cilin YouTube ka marrë masa disiplinore pas një video të postuar nga ai muajin e kaluar, video në të cilën shfaqi një person të vetëvrarë.
Paul kërkoi falje pas postimit të videos dhe pak ditë pasi e publikoi atë, lajmëroi se do të largohet për një kohë nga postimet për të gjetur kohë për reflektim.
Me siguri do të kthehet sërish, sepse shifrat që ai fiton nga “vloget” janë më të vërtetë të majme.
Sipas “Forbes”, Logan Paul ka fituar rreth 12.5 milion dollarë në vitin 2017 dhe nga këto, rreth 3.25 milion dollarë ai i ka fituar nga reklamat e YouTube. Ndërkohë që merr 150 mijë dollarë për një postim në Facebook dhe 80 mijë dollarë për një reklamim në Instagram.
Të mendosh që është vetëm 22 vjeç.