Ata nuk janë më bashkë, por a do të thotë kjo që gjithçka mbaroi mes Encës dhe Noizyt?
Të paktën këtë na bën të mendojmë, fotoja e fundit e reperit teksa puth një tjetër vajzë në faqe. Vajza në fjalë quhet Naomi dhe punon në Zvicër, aty ku ndodhet edhe studioja që Noizy regjistron këngët. Naomi është artiste, shkruan këngë dhe këndon. Nuk do të çuditeshim sikur vajza të bëhej pjesë e grupit OTR sepse kemi filluar ta shohim shpesh në shoqërinë e djemve dhe aq më shumë të Noizyt. Madje me këtë të fundit tregon shumë afrimitet dhe nuk do të çuditeshim sikur bashkëpunimi sërish të përfundonte në romancë. Çfarë do të mendojë Enca pas kësaj?