INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Me siguri i keni bërë dhe ju! Këto ‘zakone’ do t’ju çojnë drejt ndarjes

Me siguri i keni bërë dhe ju! Këto ‘zakone’ do t’ju çojnë drejt ndarjes

Publikuar më: 15:45 30-04-2019

Ndarjet janë gjithmonë të dhimbshme, disa më shumë se të tjerat, por në fund të fundit ngelen situata që duhen kaluar sa më mirë të mundemi. Pasi përfundon një histori duhet të analizojmë arsyet pse nuk funksionoi në mënyrë që mos të përsërisim të njëjtat gabime. Disa nga mënyrat për ta shmangur ndarjen nqs është e mundur, janë këto:

-Mos i kushtoni shumë vëmëndje fjalëve që thonë të tjerët:
Kjo është një nga arsyet kresore që lindin keqkuptimet në një marrëdhënie. Herën e parë që dikush ju jep një mendim mund ta pranoni dhe ta respektoni atë, por kur kjo gjë bëhet e shpeshtë dhe këmbëngulëse atëherë është mirë të mbani distancat me shokun ose shoqen. Asnjë njeri nuk ka të drejtë të futet në lidhjen që keni me partnerin ose partneren.

-Kujdes kur kritikoni sjellet e personit tjetër
Nqs diçka nuk ju pëlqen ose nuk jeni dakort me një veprim të caktuar mund ta shpehni mendimin, por me dashuri. Një kritikë e thënë me nervozizëm i ul vetvlerësimin personit tjetër dhe kjo do t’ju çojë në grindje.

-Mos u bëni një kontrolluese 24 orë në 24
Kontrolli i tepërt i telefonit, i jetës personale apo gjërave të përditshme mund të kalojë në një bezdisje për partnerin tuaj. Xhelozia dhe çdo kujdes tjetër i vazhdueshëm nuk është i pranueshëm. gjithmonë sepse çdokush ka nevojë për hapsirën e tij.

-Një pjesë e rëndësishme e marrëdhënieve është intimiteti
Pjesa më e bukur dhe tërësisht personale është kur bashkoheni me të gjitha shqisat tuaja dhe harroni botën jashtë. Nëse për njërin nga partnerët pjesa seksuale është shumë e rëndësishme, por për tjetrin jo dhe aq, atëherë ai mund ta kërkojë atë në persona të tjerë.

-Mos harroni të jeni të vëmëndshëm në detajet e vogla
Në fillim të gjithë janë të vëmëndshëm ndaj ditëlindjeve, dhuratave të papritura etj. Por me kalimin e kohës këto bëhen pjesë të normalitetit dhe rëndësia i bie. Kujdes sepse në këtë mënyrë marrëdhënia mund të kalojë ne dicka shoqërore.

-Mos neglizhoni kujdesin ndaj vetes
Ka disa persona që ndalojnë së kujdesuri për veten. Shtojnë në peshë, nuk kujdesen për flokët, për veshjen etj. E pra, këto qëndrime janë ato që prishin një marrëdhënie dhe interesi I partnerit fillon dhe zhduket .

Article Logic
Execution time: 0.0035901069641113