Elvana Gjata prej disa muajsh ka mbajtur shumë profil të ulët dhe se kemi parë as në rrjetet sociale as në jetën publike në Tiranë. Pra disa jaësh, falë miqve të saj Ermal Mamaqi dhe Valdrin Sahiti ajo u rikthye për të gjithë fansat në rrjetet sociale.
Këngëtarja është ndodhur në biznesin e stilistit në Prishtinë, ku po vijon përgatitjet e fundit për premierën e filmit “Dy gisht mjaltë”. Ishte moderatori Mamaqi, i cili publikoi foton krah stilistit Sahiti, ndërsa shkroi në foton që u fshi:
“Kjo foto u shkrep nga Elvana Gjata që vetëm mu më nxjerr keq… ‘2 Gisht Mjaltë’ së shpejti në të gjitha kinematë”.
Por Ermali vuri në dukje që Elvana vetëm atë e nxjerr keq dhe pas kësaj fotoje edhe Flori bëri një postim pikërisht nga Prishtina ku shfaqejmes miqsh në një nga baret e njohura të kryeqytetit kosovar.
Por ndryshe nga Elvana që kishte shkrepur një foto të mirë, Flori e quaji fotografin e tij të lodhur.
E të gjithë fansat menduan se ky ishte një “kunj” për Elvanën, por Flori siç duket qenka “i fiksuar” me këtë punën e fotografit.
Ai ka publikuar sërish një foto nga Prishtina dhe ky imazh është realizuar nga këngëtari Ylli Limani, të cilin Flori e quan “super fotograf”.
Kush i shkrep më bukur fotot, Ylli apo Elvana?