Esra Bilgic ose siç njihet ndryshe Halimeja e serialit ‘Ertugrul’ është vetëm 25 vjeç, por ka një karrierë të suksesshme në aktrim. Roli i fundit si gruaja e heroit turk Ertugrul po i jep asaj një famë e cila i kalon kufijtë e Turqisë.
Por e dinit që verën e kaluar ajo është martuar me një futbollist të njohur? Bëhet fjalë për futbollistin e kombëtares turke, Gokhan Tore i cili aktualisht aktivizohet për Besiktas, por vitet e tjera ka luajtur për ekipe të njohura si Hamburg, West Ham.
Në një intervistë ajo është shprehur” Deri në momentin kur jam njohur me Gokhanin nuk ia kisha idenë futbollit. Tani shikojmë ndeshje së bashku. Unë jam bërë nuse në familjen e Beshiktashit. Jam shumë krenare që jam martuar me një futbollist të suksesshëm. Edhe ne duam të kemi fëmijë”.
I ftuar në ceremoninë e martesës ishte edhe presidenti i Turqisë, Erdogan së bashku me bashkëshorten e tij Emine.