INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Me siguri këtë herë Rina do reagojë, pas 'thumbit' të fortë që i bëri 'rivalja' e saj, reperja e famshme [FOTO]

Me siguri këtë herë Rina do reagojë, pas 'thumbit' të fortë që i bëri 'rivalja' e saj, reperja e famshme [FOTO]

Publikuar më: 20:31 18-11-2019

Rina Balaj dhe Gjira kanë pasur shpeshherë përplasje me njëra-tjetrën, dhe gjërat i kanë thënë publikisht.

Disa kohë më parë Rina u shpreh se Gjira nuk di të bëjë muzikë rap dhe së fundi Gjira ka përfituar nga mungesa e Rinës në rrjetet sociale.

E pyetur në llogarinë e saj rreth kësaj deklarate, Gjira ka dhënë një përgjigje mjaft të qartë.

“Skam asgjë kundër saj, me vjen gjynah se tani kush do ja blejë klikimet”, ka shkruar ajo në postimin e saj.

Prej javësh, reperja Rina Balaj është zhdukur nga rrjetet sociale.

Ajo nuk lajmëroi përpara se të çaktivizonte llogarinë e saj dhe më vonë profili i Rinës u përdor nga kompania ku Rina bënte pjesë, “On Records”.

Por edhe pse nuk ka asnjë deklaratë nga Rina, motra e saj ka treguar se Rina ka ende dëshirë të qëndrojë në heshtje.

Duke qenë se po hapen shumë llogari në emrin e saj, Rudina Balaj, motra e reperes, njoftoi se asnjëra prej tyre nuk është e Rinës.

Screenshot_7-5.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033249855041504