Shpat Kasapi aktualisht është i angazhuar me spektaklin “Your Face Sounds Familiar” dhe ka tërhequr mjaft vëmendje me pjesëmarrjen e tij.
Përveç kësaj, këngëtari ka realizuar edhe klip si dhe ka qenë aktor pjesëmarrës në filmin “Jeto ndryshe”.
Por vetë Shpati teksa ka qenë i ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit, ka zbuluar disa gjëra për të cilin me siguri nuk i dinit më parë.
- Këngëtari ka rrëfyer se zërin e ka të trashëguar nga mami.
- Ndërkohë po realizon dy këngë për sezonin e verës, do të jenë në zhanrin reagge-pop dhe njërën po e realizon me Ervin Gonxhin.
- Aktrimin e ka pëlqyer që i vogël. Është hera e dytë që merr pjesë në një film. Regjisorit i ka pëlqyer mimika e tij dhe në këtë film ka rolin e një personazhi negativ.
- Ndrësa sa i përket jetës personale, Shpati ende nuk ka asgjë të re. Thjesht romanca kalimtare.