“Nëntori” do të ishte firma që do të nënshkruantë suksesin e menjëhershëm për Arilena Arën.
Këngëtarja po vazhdon me turin e saj koncertor jashtë kufijve të Shqipërisë si dhe me një famë dhe sukses që sa vjen dhe rritet duke e kthyer këtë në momentin më të mirë të karrierës së saj. Gjithashtu Arilena sapo ka realizuar bashë me Flori Mumajesin edhe këngën “Nallane 3”. Por përpos këtyre, surpriza më e madhe për të ishte kjo video në të cilën shfaqet një vazjë e vogël. Ajo ndodhet e shtruar në spital për shkak të disa frakturave dhe e vetmja gjë që e qetësonte ishte versioni anglisht i këngës së Arilenës, “I’m Sorry”.
“Faleminderit që më kujton se dashuria është muzikë. Zoti e bekoftë shpirtin tënd të bukur, princeshë Ella’, shkruan këngëtarja e emocionuar.