Loredana është kthyer në një periudhë të shkurtër kohore në një ndër emrat më të suksesshëm të muzikës rep.
Gjithashtu ajo është komentuar shumë nga mediat pas ndarjes së saj me Mozzik.
Këngëtaren e shohim pothuajse gjatë gjithë kohës në llogarinë e saj në Instagram pasi është shumë aktive me foto dhe video të cilat i ndan me ndjekësit.
Së fundmi ajo ka ndarë në Instastory një foto të vitit 1998, kur ishte vetëm 3 vjeç. Një vajzë e vogël bjonde me baluke. Pasi pamë këtë foto mund të themi se Hana është një kopje e mamit.