Luana Vjollca është një nga moderatoret më të përfolura të showbizz-it shqiptar.
Ajo gjithmonë arrin të tërheqë vëmendje, por ndryshe nga të tjerët Luana kërkon të jetë shuam e rezervuar në jetën private.
Për këtë arsye ajo gjithmonë e ka fshehur lidhjen e saj me menaxherin e njohur të artistëve, Krenar Cocajn edhe pse janë fotografuar shpeshherë bashkë në ambiente të ndryshme. Por këtëherë janë nxjerrë zbuluar nga kunati i moderatores Getoar Selimi, i cili ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin”. Teksa Ermali i përmend faktin që shumë shqiptare martohen me kosovarë.
Ermali tha disa emra vajzash të njohura që janë lidhur apo martuar me kosovarë dhe mes tyre përmendi Luanën e cila është prej disa vitesh në një lidhje me biznesmenin nga Kosova, Krenar Çoçaj.
Kur Ermali përmendi emrin e Luanës dhe Krenarit, Geti nuk e kundërshtoi por heshti duke e konfirmuar kështu lidhjen e tyre.