Reperi më i kërkuar shqiptar, Noizy, vështirë se njihet në imazhin e fundit.
Ylli shqiptar i muzikës ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij personale, Instagram në të cilën vështirë se njihet.
Në këtë imazh të vjetër ai shfaqet bashkë me disa shokë në kohën, kur ushtronte sportin e boksit në ndeshje të paligshme në rrugët e Britanisë së Madhe. “Koha e boksit”, ka shkruar ai.
Noizy përgjatë këtij viti solli këngë dhe bashkëpunime të shumta, të cilat u mirëpritën nga fansat duke u shndërruar në hite.