INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Me siguri nuk do të arrini t’i zgjidhni dot këto gjeagjëza të krijuara për fëmijë

Me siguri nuk do të arrini t’i zgjidhni dot këto gjeagjëza të krijuara për fëmijë

Publikuar më: 15:05 04-07-2018

Këto gjeagjëza janë krijuar për fëmijë , por të rriturit duket sikur nuk arrijnë dot t’i zgjidhin. I gjeni dot përgjigjet e sakta? Përgjigjet i keni në fund. 

1. Jam e lehtë si pendë, por as njeriu më i fuqishëm nuk mund të më mbajë më gjatë se 5 minuta.

2. Zotëri Ramadani ka dy fëmijë. Nëse më i madhi është djalë, sa janë gjasat që edhe fëmiu tjetër të jetë djalë?

3. Nëna e Stejsit ka pasur katër fëmijë. I parë është quajtur Prill, i dyti Maj, i treti Qershor. Si quhet fëmiu i katërt?

4. Çfarë zmadhohet, por asnjëherë nuk zvogëlohet?

5. E hidhni pjesën e jashtme, dhe e pregaditni brendinë. Pastaj e hani pjesën e jashtme dhe e hidhni brendinë. Çfarë keni ngrënë?

6. Çfarë udhëton nëpër botë, por mbetet në një vend?

7. Jam e lartë kur jam e re dhe e shkurtër kur jam e vjetër. Kush jam unë?

8. Një vozitës autobusi ka kaluar shenjën Stop pa u ndalur, ka kthyer majtas aty ku ka qenë e ndaluar kthesa majtas dhe ka kaluar në kahjen e gabuar në një rrugë njëkahëshe. Ai nuk ka thyer asnjë rregull. Pse?

9. Çfarë u përket juve, por të tjerët e përdorin më tepër se ju?

genius.jpg

Përgjigje:

1. Fryma

2. 50%

3. Stejsi

4. Mosha

5. Misri

6. Pulla postale

7. Qiriu

8. Ai ka ecur

9. Numri i telefonit

Article Logic
Execution time: 0.0034658908843994