INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Me siguri nuk e dinit! Këta janë të famshmit shqiptarë që kanë pranuar publikisht telashet me alkoolin dhe tani kanë marë vendimin e rëndësishëm [FOTO]

Me siguri nuk e dinit! Këta janë të famshmit shqiptarë që kanë pranuar publikisht telashet me alkoolin dhe tani kanë marë vendimin e rëndësishëm [FOTO]

Publikuar më: 20:04 24-01-2019

Nuk është e pazakontë ër personazhe të njohur të showbizz-it të kenë varësi ndaj dorgëtrave apo aloolit.

Shumë prej yjeve ndërkombëtarë të showbizz-it, shpesh flasin hapur për varësit që kanë, por ndërkohë brenda vendit tonë, yjet janë disi më diskret dhe nuk para flasin hapur.

E megjithatë nuk mund të themi se nuk ka dhe nga ata që kanë folur publikisht për problemet me alkoolin, apo situata jo të këndshme që mund t'i ketë shkaktuar tepria me të.

Iconstyle, na ka risjellë në mendje disa prej perzonasheve të showbizz-it shqiptar që publikisht kanë treguar se ose kanë patur varësi ndaj alkoolit, ose janë hasur me situata aq të pakëndshme sa tani as nuk e mendojnë t'a provojnë sërish. 

Lori Hoxha
Në nëtor të vitit të kaluar fashionistja shqiptare bëri deklaratën e papritur. Lori Hoxha tha se kishte 4 muaj pa pirë alkool dhe kishte vendosur të pastronte trupin e saj. Nuk e dimë sesa do ta mbajë këtë premtim!

lori1.jpg

Albano Bogdo
Në një intervistë për “Klan”, aktori ka pranuar se vite më parë ka qenë i varur nga alkooli, por falë vendosmërisë arriti të hiqte dorë. Albano tregoi në 2018-n se, prej katër vitesh nuk ka vënë alkool në buzë dhe se nuk është tunduar asnjëherë.

“Kam që në 2 qershor të vitit 2014 që nuk pi më alkool sikur të përmbyset bota. Nuk më pihet më. Edhe kur bëra 30-vjetorin, të gjithë pinë u bënë tapë dhe unë piva vetëm sprite. As për vitin e ri, as për 1 majin, për asnjë festë. Kjo tregon vendosmërinë dhe karakterin. Kam 4 vite që nuk jam tunduar asnjëherë. Kur ulem me njerëz që pinë alkool me shpifet”, tha aktori.

albani1.jpg

Majk

Gjatë një interviste në 2017-n reperi u pyet nëse konsumon alkool para performancave të tij. Dhe mund të themi se përgjigja e Majk na habiti të gjithëve!

“Nuk pi as gjatë orarit as pas orarit, alkool e cigare nuk pi fare, njerëzit e mi e dinë që zakonisht nëpër koncerte pi vetëm ujë pa gaz”, ka thënë ai.

majk2.jpg

Çiljeta Xhilaga

Pavarësisht se profesioni i saj lidhet me frekuentimin e klubeve të natës, Çiljeta është shprehur se gjithmonë porosit pije pa alkool.

“Edhe kur shkoj në klub, ato pak herë që dal apo në koncerte të ndryshme ku jam e ftuar, pi koktej joalkoolik”, ka thënë ajo.

ciljeta1.jpg

Rudina Dembacaj

Aktorja e humorit ka hequr dorë nga alkooli për shkak të peshës së saj trupore. Rudina ka treguar në një intrevistë kohë më parë historinë e saj të veçantë të dobësimit, kur ishte studente. Ajo më parë jetonte në Shkodër dhe siç tregoi, kishte një traditë bashkë me xhaxhain, që pinin bashkë raki. Alkooli siç dihet është një ndër shkaktarët e mbipeshës, ndaj Rudina vendosi ta eliminonte.

rudina1.jpg

Aleksandër Gjoka

I ftuar në emisionin “Rudina” vitin e kaluar, Aleksandër Gjoka rrëfeu se ka hequr dorë plotësisht nga alkooli dhe po kujdeset për shëndetin e tij.

“Unë jam në dishezë tani, duhet të kujdesem për shëndetin se me aq sa kam pirë do i kem mbushur nja tre autobotë. Kam filluar të eci më shumë dhe të pi ujë. Ndihem më mirë dhe kam humbur shumë kilogramë”, tha Aleksandër Gjoka.

aleksander.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003695011138916