Nuk janë as Kim Kardashian, as Selena Gomez, as Kylie Jenner!
Duhet ta pranojmë që menjëherë na shkon mendja te personazhet e përmendur më sipër por në të vërtetë nuk janë ata më të ndjekurit në rrjetet sociale. Të paktën sipas të dhënave të llogaritura nga shoqëria e statistikave “MVPindex”. Sipas raportit të tyre, në Facebook, Instagram, Twitter, Youtube e Google Plus, më i ndjekuri është Dëayne Johnson, ose siç njihet ndryshe “The Rock”.
Lajmin e jep “Hollywood Reporter”, i cili paraqet listën e 10 personazheve të njohur më të ndjekur, të kryesuar pikërisht nga aktori i “Baywatch”, “Jumanji” etj..
Në vendim e dytë renditet Priyanka Chopra, ndërkohë që podiumin e mbyll Kevin Hart.
Pas 3 të parëve, ndër VIP-at më popullorë renditen Tom Holland (Spiderman-i i ri), Jennifer Lopez, Shay Mitchell, Zendaya. Klasifikimin e mbyllin Sabrina Carpenter, Lily Collins dhe Nina Dobrev.