INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Me siguri nuk e dinit! Ky është GABIMI  më i madh që po bëjmë të gjithë me telefonat tanë, zbulojeni!

Me siguri nuk e dinit! Ky është GABIMI më i madh që po bëjmë të gjithë me telefonat tanë, zbulojeni!

Publikuar më: 22:45 17-07-2018

Personat që e kalojnë mbrëmjen duke kontrolluar telefonin dhe rrjetet sociale, mund të vuajnë nga çrregullime neurologjike. Sipas një studimi nga Universiteti Glasgovv, ata që rrinë gjithë kohës “të lidhur pas teknologjisë” do të ndjehen gjithashtu të vetmuar dhe të palumtur.

Ora e duhur për të fikur telefonin është 22:00 dhe kjo nuk vlen vetëm për studentët që kanë provime por për të gjithë.

Dëmet fizike e psikologjike janë përhapur në shkallë të gjerë me zhvillimin e teknologjisë dhe smartphone-ve.

Studimi mori nën shqyrtim 91 mijë persona, të moshës së mesme, meshkuj dhe femra, të cilëve iu vendosën sensorë për ritmet e tyre të gjumit dhe zgjimit. Mes tyre kishte persona që çoheshin në mes të natës për të kontrolluar Facebook-un apo kompjuterin.

Studimi i thelluar thotë se ata ishin më në rrezik se të tjerët për të vuajtur nga depresioni. Ndërsa personat që nuk i fikin kurrë smartphone-t, rezultojnë më të palumtur, dhe niveli i mirëqenies së tyre ishte rreth 9% më pak se ata që e fiknin celularin më herët.

Article Logic
Execution time: 0.0036921501159668