Ai sot është një nga emrat më të njohur në muzikë dhe numëron mbi 30 vite në skenë.
I njohur në Shqipëri, Kosovë e më gjerë, Sabri Fejzullahu na surprizoi. Nuk qenka vetëm aktor dhe këngëtar sepse dikur paska qenë edhe deputet. Sabriu bënte pjesë në periudhën e parë Legjislative nga viti 2001 deri 2004 dhe radhitej në radhën e deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës.
Tani këngëtari është distancuar nga politika dhe në një emision pak kohë më parë tregoi se arsyeja pse nuk është më pjesë e skenës politike ka të bëjë me faktin se nuk i pëlqejnë politikat e tanishme.