Tani e morëm vesh!
Maluma është një nga këngëtarët më të pëlqyer në të gjithë botën. Maluma është kthyer tashmë në idhullin e shumë femrave jo vetëm për këngët e tij të cilat dëgjohen në të gjithë botën por edhe për pamjen dhe mënyrën se si sillet në publik. Këngëtari latin në një kohë shumë të shkurtër ka bërë për vete shumë fansa dhe numëron mbi 32.4 milion ndjekës në Instagram aty ku publikon shumë foto e video.
Në kuadër të turit të tij muzikor “FameTour”, Maluma ka publikuar një video ku thotë se me 1 maj do të jetë në Michoacan për një koncert dhe në këtë video i ka komentuar këngëtari i njohur Miguel i cili ka bashkëpunuar me Dua Lipën për këngën “Lost in you light” dhe ka performuar këngën e tij “Coffee” live me Rita Orën.
Me komentin e tij Miguel na tregoi se është kushëri me Malumën pasi i thotë se Michoacan është prejardhja e familjes së tij dhe e quan “primo” këngëtarin latin që në shqip do të thotë kushëri. Maluma e fton Miguelin atje madje edhe ai e quan kushëri atë.