Një javë e re do të thotë një trend i ri në Instagram, dhe këtë here bëhuni gati për ‘këmbët Barbie’.
Pas trendit të pozave ‘Bambi’ apo trendit të fotove me peshqir në kokë, tani ka ardhur momenti të përditësoheni me një pozë të re kur të postoni foto në Instagram.
Me siguri e keni pare këtë pozë nga profilet e shumë prej influencuesve në rrjetin social. Duke filluar nga Bella Hadid, Kourtney Kardashian e shumë të tjera, por nuk I keni kushtuar shumë rëndësi.
‘Këmbët Barbie’ është poza ku modelet përpiqen të nxjerrin këmbën përpara dhe duket sikur ato kanë veshur taka.
Si rrjedhojë këmbët duken më të gjata dhe elegante.
Provojeni sepse funksionon vërtet!!