Duket se tashmë për Xhensila Myrtezajn ka ardhur koha që të publikojë këngën e saj të parë për këtë vit dhe të parën pas lindjes së Ajkës.
Këngëtarja ndodhet në Venecia të Italisë me bashkëshortin e saj, Bes Kallakun për realizimin e klipit e saj, ku duket se po kujdeset deri në detaje.
Ajo çka na tërhoqi vëmendjen është se për klipin e këngëtares po kujdeset një personazh mjaft i përfolur në showbizz-in shqiptar, regjizori Eduart Grishaj, i cili së fundmi është përfolur për një lidhje dashurie me moderatoren Arbana Osmani.
Këtë e ka bërë të ditur si vetë regjizori po ashtu dhe këngëtarja nëpërmjet postimeve në Instagram.
View this post on InstagramPas nje dite te gjate por te bukur xhirimesh??, me yllin?@xhensilamyrtezaj per nje super kenge?